Tirana me “hënë”, Kukësi e përmbys 2-1

Futboll

Tirana me “hënë”, Kukësi e përmbys 2-1

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 07:36
Tirana - Kukësi

Tirana-Kukësi mbyllet sërish 2-1 në “Selman Stërmasi”, vetëm se në ndryshim nga sfida e Kupës, këtë herë fituan verilindorët, që falë një Tirane me “hënë” mundën të përmbysnin rezultatin në fraksionin e dytë. Bardheblutë “shkatërruan” vetë gjithcka të mirë që bënë në pjesën e parë, kur Taku shfrytëzoi një gabim të portierit Kolici e një pasim të Hoxhallarit për të kaluar në epërsi Tiranën.

Gjithsesi përballja e “Selman Stërmasi” ishte një ndeshje e gabimeve pasi jo vetëm Kukësi, por dhe Tirana gaboi sidomos në pjesën e dytë duke ja bërë më të lehtë Kukësit të ndryshojë “fytyrë” në pjesën e dytë, me Pejicin, që pas 45 minutave të para në hije u rikthye protagonist I golit në këtë kampionat duke shënuar golin e barazimit në të 57-tën.

Gjithsesi mungesave e emrave të rëndësishëm te Tirana ju shtuan dhe vendosjet e pasigurta në mbrojtje të bardhebluve, me Likën që në më shumë se një rast mbajti në lojë skuadrën me pritjet e tij nga Pejic, që për peshën që ka aty përpara, u harrua shumë shpesh në zonë gjithsesi në këtë moment paniku për Tiranën, Cisse për pak sa nuk ndryshoi rrjedhën e ndeshjes duke humbur golin e 2-1 për Tiranën, me sulmuesin afrikan që dhe pas këtij casti nuk arriti të shënojë golin e parë me bardheblutë në kampionat. Megjithatë Kukësi që po bënte gjithcka për të fituar, arriti ta gjejë epërsinë e kërkuar në të 83-tën me Eminin. Goli vulosi dhe mbylljen e ndeshjes me skuadrat që nuk rrezikuan më. Kukësi ruajti epërsinë ndaj rivalëve në klasifikim duke mposhtur për herë të parë Tiranën në këtë kampionat, që bëri realisht ndeshjen më me “hënë” të të gjithë kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat