Ky është premtimi që Abramovich ia ka bërë Contes, nëse Chelsea fiton titullin

Futboll

Ky është premtimi që Abramovich ia ka bërë Contes, nëse Chelsea fiton titullin

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 00:56
Abramovich

Chelsea e drejtuar nga Antonio Conte është rrugës së mirë për t’u shpallur kampione e Premierligës.

Pas xhiros së 25-të te Premierligës, Chelsea kryeson me nëntë pikë më shumë se ndjekësi i parë, Tottenahm, epërsi e cila mund të rritet nëse nesër shënojnë fitore në udhëtim te Burnley.

Nëse ky ritëm i Chelsea vazhdon dhe në fund kurorëzohen me titull të kampionit, presidenti Roman Abramovich ka përgatitur një befasi për trajnerin Conte, që po impresionon në sezonin e parë në Premierligë.

Abramovich do t’i ofrojë një kontratë të re Contes, me një pagë marramendëse, shkruan ‘The Sun’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat