Fiton Bayern Munich, humbin Dortmund e Leipzig

Futboll

Fiton Bayern Munich, humbin Dortmund e Leipzig

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 17:44
Bayern Munich

Bayern Munich ka marrë tri pikë me shumë vështirësi si mysafirë i Ingolstadt, duke fituar me rezultat 2:0

Pas barazimit 1:1 me Schalke 04, Bayern Munich i Carlo Ancelottit është kthyer te fitoret. Kampionët mposhtën me rezultat 2:0  skuadrën e Ingolstadt, ku golat u shënuan në minutat 90’të e 92’të. Arturo Vidal dhe Arjen Robben shënuan për fitoren prej 2:0.

Në xhiron e 20’të në Bundesliga, RasenBallsport Leipzig dështoi, pasi u mposht 3:0 nga Hamburgu i Mergim Mavrajt, derisa Borussia Dortmundi humbi 2:1 nga Darmstadt.

Pas kësaj fitore e dështimit të Dortmund e Leipzig, Bayerni udhëheq me 49 pikë, shtatë më shumë se Leipzig. Derisa Dortmundi mbetet në kuotën e 34 pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat