“Mourinho më deshi te Unitedi, por e refuzova atë”

Futboll

“Mourinho më deshi te Unitedi, por e refuzova atë”

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 17:42
Willian dhe Mourinho

Pas kalimit te Manchester United, trajneri portugez Jose Mourinho tentoi ta dobësonte ish skuadrën e tij Chelsean.

Objektivi kryesor i portugezit ishte braziliani Willian, i cili ka zbuluar se ka refuzuar kalimin tek United.

“Verën e kaluar Mourinho tentoi transferimin tim te Unitedi, por nuk e di nëse ka pasur negociata zyrtare me Chelsean”.

“Unë jam i lumtur që klube të mëdha interesohen për shërbimet e mija, mirëpo refuzova të kaloi te United pasi jam i lumtur në Chelsea”, deklaroi Willian.

Tutje braziliani ka folur edhe për një aventurë të mundshme në kampionatin kinez.

Ai ka përsëritur se ndihet i lumtur te Chelsea por që për të ardhmen nuk mund të garantojë.

“Ajo çfarë mund të them është se jam i lumtur shumë në Londër si unë ashtu edhe familja ime”.

“Nëse do të vinte një ofertë e lartë nga Kina nuk di se çfarë të them, pasi duhet të bisedojë së pari me familjen time, por të ardhmes nuk i dihet”, deklaroi Williams.

28-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2013, ndërsa ka kontratë me londinezët deri në qershor të vitit 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat