Bajrami: Nuk ia kemi frikën as Dritës as Ferizajt

Futboll

Bajrami: Nuk ia kemi frikën as Dritës as Ferizajt

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 19:37
Emin Bajrami

Hajvalia nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Ata premtojnë se do të luftojnë deri në javën e fundit me shpresë se do t’i ikin fundit të klasifikimit në elitën e futbollit.  Skuadra e Hajvalisë mëton të futet të paktën në zonën e barazhit dhe aty të kërkojë shpëtimin në Superligën e Kosovës.  Hajvalia ka pasur vjeshtë të zymtë, me 1 fitore, 4 barazime e 12 humbje, duke u fundosur (në vend të 12-të) me vetëm 7 pikë të mbledhura. Kryetrajneri i kësaj skuadre, Emin Bajrami, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se përgatitjet njëjavore në Durrës i shërbyen në shumë aspekte. “Kemi qëndruar shtatë ditë dhe stërvitjet rrjedhën mjaft mirë. Arsyeja pse kam qenë kategorik për të shkuar në Durrës, pa dyshim ishte që këta djem të adaptohen me seanca, me intensitet më të lartë, sepse këto përgatitje të mira (tri seanca në ditë) janë bazë për kampionat që të jem të qëndrueshëm gjatë 90 minutave. Pastaj si grup kanë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat