Interi apelon për dy futbolistët

Futboll

Interi apelon për dy futbolistët

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 17:49
Pamje nga protestimet e futbolistëve të Interit

Inter ka apeluar vendimet për dënimin me nga dy ndeshje pezullim të Perishiç dhe Icardit. Klubi zikaltër e bëri të ditur këtë vendim nëpërmjet një komunikate zyrtare, të publikuar në faqen zyrtare të internetit.

Icardi dhe Perishiç u skualifikuan për shkak të protestave në fund të ndeshjes me Juventusin, në Torino.
Ditët e fundit, në media u fol shumë për mundësinë e apelimit të dënimeve të argjentinasit e kroatit, hipotezë që u shndërrua në diçka të vërtetë. Mësohet se Interi pretendon një ulje të dënimit, si për Icardin, ashtu edhe për Perisiç, në mënyrë që të ketë mundësi t’i aktivizojë në ndeshjen kundër Bolonjës.
Ndërkohë për sfidën e së dielës, tifozët e Interit po përgatisin një protestë në “San Siro” sipas stilit spanjoll, me valëvitjen e shamive, për të shfaqur të gjithë indinjatën e tyre për vendimet e marra nga Rizzoli e asistentët e tij në përballjen me “Zonjën e vjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat