Kosova barazohet me Maqedoninë, bie Shqipëria në FIFA

Futboll

Kosova barazohet me Maqedoninë, bie Shqipëria në FIFA

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 13:20
Pamje nga ndeshja Shqipëria-Maqedonia

Në renditjen më të re të FIFA-s, kombëtarja e Kosovës ngjitet për një pozicion, ndërsa Shqipëria bie për katër vende më poshtë! Në fakt, si Kosova si Shqipëria nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje qoftë zyrtare qoftë miqësore për gjatë këtyre muajve, të janarit, dhjetorit por edhe në fillim të shkurtit, por më shumë janë zhvilluar aktivitetet në Kupën e Afrikës dhe kjo ka bërë që të ketë edhe ndonjë lëvizje në renditjen e asociacionit m[ të lartë botëror të futbollit.  Kosova ngjitet për një pozitë më lartë përkatësisht në vend të 165-të me 135 pikë sa ka edhe Maqedonia! Ndërkaq, Shqipëria renditet në vend të 55-të me 618 pikë.  Argjentina vazhdon kryesimin me 1635 pikë, duke lënë pas Brazilin me 1529 pikë, Gjermania (1433), Kili (1386), Belgjika (1371), Franca (1313), Kolumbia (1304), Portugalia (1240), Uruguai (1195), Spanja (1168). Ndërkaq, Zvicra që ka gjashtë shqiptarë në petkun e saj, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi e Blerim Xhemaili, Shani Tarashaj, renditet në vend të 11-të me 1140 pikë. Anglia është në pozitën e 13-të me 1113 pikë, ndërsa Italia ngritët një vend më lartë, e 15-ta me 1087 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat