Portierët më në formë në Evropë

Futboll

Portierët më në formë në Evropë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Ligat evropiane janë futur në pjesën e dytë të këtij edicioni. Lufta për titull është në qendër të vëmendjes në kampionatet kryesore të kontinentit të vjetër, por edhe betejat për zonën e Kupave dhe qëndrimin në kategori.

Në shumë takime portierët kanë qenë përcaktues me saktësinë e tyre dhe i kanë dhuruar pikët skuadrave respektive.

Por cilët janë ata që kanë mbajtur të paprekur portën në serinë më të gjatë të ndeshjeve.

Sergio Asenjo i Villarealit ka qëndruar pa u ndëshkuar për 10 ndeshje.

Monaco kryeson renditjen në Francë dhe natyrisht një pikë e fortë ka qenë faza mbrojtëse në tërësi dhe një mbi të tjerët portieri Daniel Subasic. Kroati në 10 ndeshje nuk e ka parë topin të prekë rrjetën duke u konfirmuar si një element i rëndësishëm në skuadrën e trajnerit Leonardo Jardim.

Të gjithë ndoshta prisnin, Gianluiggi Buffon apo Keylor Navas, por një tjetër gardian është shfaqur në superformë.

Lucas Skorupski i Empolit po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës së tij. Ish portieri i Romës jo vetëm ka qenë vendimtar për ekipin toskan, por falë tij skuadra e Martuscielos nuk është ndëshkuar në 10 takime

Portieri më i mirë në Europë për sa i përket pathyeshmërisë është Thibaut Courtois. Chelsea kryeson bindshëm Ligën Premier dhe gardiani belg ka qenë një ndër protagonistët e këtij rrugëtimi deri më tani. 13 ndeshje pa pësuar gol dhe fantastik në shumë takime me ndërhyrjet e tij shpëtimtare.

Askush nuk mund ta mohoj se 24 vjeçari është ndër interpretuesit më të mirë në këtë rol të veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat