FC Vëllaznimi mëton Superligën

Futboll

FC Vëllaznimi mëton Superligën

Nga: Besmir Haxhikadria Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 10:37
Besmir Haxhikadria

Debate

Dy skuadra me renome, Vëllaznimi nga Gjakova dhe Flamurtari i Prishtinës, shihen si favoritë të paktën në letër për t’u ngjitur në elitën e futbollit. Nëse shikojmë në përgjithësi situatën, Vëllaznimi dhe Flamurtari, duken me një ekip më kompakte, por pa harruar edhe të tjerat që kërkojnë elitën. Flamurtari është në pozitën e parë me 33 pikë, tri më shumë se Vëllaznimi në vend të dytë, por që presioni vjen edhe nga ekipet tjera që nuk janë larg me pikë. Skuadra gjakovare ka mobilizuar forcat dhe kërkon rikthimin në elitë. Sepse rikthimi i kuqezinjve në elitë do të rrisë edhe shikueshmërinë, gjithsesi edhe cilësinë dhe rivalitetin në mes skuadrave. Një ekip që nuk e ka vendin e në Ligën e Parë, por e ka në elitë. Mirëpo, kjo skuadër të gjithë e dimë se si u largua nga liga për shkak të krizës financiare që pati një kohë dhe rezultateve të dobëta. Në Gjakovë shihet një organizim i gjithmbarshëm dhe të gjithë me objektivin që të jenë në elitë. Klubi ka një strukturë të mirë të futbollistëve dhe që japin optimizëm se do të rikthehen në elitë.  Krahas përgatitjeve që janë duke ecur shumë mirë në klub dhe disiplina e stafit në krye me trajnerin Arsim Gojani, edhe në rrafshin tjetër sidomos me ndeshjet miqësore. Tri ndeshje miqësore, që pak kanë rëndësi rezultatet, bëhet një verifikim i formës së futbollistëve. Ndeshjen miqësore e e fituan me 4:3 ndaj Lirisë nga Prizreni, pastaj me 2:1 kundër ‘Oniks-it’ dhe 3:1 e mundën Trepçën.

Miqësore që iu futen shumë në punë edhe trajnerit Gojani, sepse ka testuar edhe disa nga futbollistët e rinj. Ndeshjen e radhës do të luajnë me Rahovecin (sot) e cila do të jetë e mirëseardhur, sepse do të sprovon me gjasë të gjithë futbollistët. Punët shkojnë mirë deri me tash gjithnjë sipas plan-programit, ndërsa janë përshtatur mjaft mirë edhe futbollistët e ardhur, si Zeq Kuqi nga KEK-u, Alban Gecaj nga Dushkaja dhe Adem Maliqi nga 2 Korriku. Drejtuesit e Vëllaznimit mundohen që të organizojnë ekipin në mënyrën sa më mirë dhe të jenë edhe më të mirë se në vjeshtë me rezultate. Liga e Parë ka një cilësi të mirë dhe janë një numër mjaft i madh i skuadrave që me vite të tëra kanë qenë pjesë e elitës, si Fushë Kosova, Dukagjini i Klinës, Ballkani i Therandës, Vushtrria, Flamurtari, KEK-u, Kosova e Prishtinës, Istogu, Ulpiana, 2 Korriku, që besa edhe Ramiz Sadiku në vitet e 80-ta etj. Kështu që, vetë emrat e këtyre skuadrave nënkuptojnë se nuk do të jetë lehtë edhe për Vëllaznimin, edhe për Flamurtarin për të ruajtur dy vendet e para që shpie në elitë. Megjithatë, cilësia është në anën e tyre dhe me të drejtë janë edhe favoritë për t’u rikthyer në elitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat