Jashanica: Skënderbeu gjithmonë lufton për titull

Futboll

Jashanica: Skënderbeu gjithmonë lufton për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 19:53
Bajram Jashanica

 

Kukësi, Partizani i Tiranës dhe Skënderbeu nga Korça, janë në luftë të ashpër për titullin e kampionit në Shqipëri. Kampioni në fuqi, Skënderbeu, beson se brenda një periudhe të shkurtër do ta marrin kreun e tabelës. Skënderbeu është në vend të tretë me 38 pikë, aq sa ka edhe Partizani në pozitën e dytë dhe katër me pak se lideri Kukësi pas 20 jave të zhvilluara. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Bajram Jashanica, njëherësh shtylla e skuadrës së Skënderbeut, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” është shprehur optimist se do ta fitojnë titullin për herë të shtatë radhazi. Ai premton lojëra edhe më të mira, por vëmendjen e ka te sfida e fundjavës, me 11 shkurt kur takohen me Laçin. Sipas tij, asnjë ndeshje nuk është e lehtë në Kampionatin Shqiptar dhe ka rritje të nivelit të lojës, çka reflektohet ndeshje pas ndeshjeje.

“Bota sot”:  Skënderbeu është në vend të tretë me 38 pikë, katër me pak se lideri Kukësi. A keni pritur më shumë deri më tash?

Bajram Jashanica: Them të drejtën po, kemi pritur, por në dy fazat e para kemi lënë pikë shumë rrugës. Kemi pas rezultate pozitive dhe negative, por kemi lënë goxha pikë në dy fazat e para, megjithatë kemi besim se do të kthehemi aty ku e kemi vendin.

“Bota sot”: Një fitore e vështirë e Skënderbeut (të hënën e kësaj jave) në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Korabit të Peshkopisë. A mendoni se tani e tutje ekipi do të jetë edhe më i frytshëm?

Bajram Jashanica: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat