Ja reagimi i futbollistit shqiptar që humbi dy fëmijë

Futboll

Ja reagimi i futbollistit shqiptar që humbi dy fëmijë

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 16:49
Ledian Memushaj në mes

Dje u mor vesh drama familjare e mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj. Bashkëshortja e tij shtatzënë ka humbur dy fëmijët binjakë, që priste t’i sillte në jetë. Pas solidaritetit njerëzor të gjithë shqiptarëve, mesazheve mbështetëse në këtë moment të vështirë ka ardhur edhe falënderimi i futbollistit shqiptar te Pescara, në Seria A. Në një postim të shkurtër në Facebook, Memushaj shpreh mirënjohje për të gjithë mbështetësit në këtë moment të vështirë të familjes së tij. Ndërkohë, edhe FSHF-ja, përmes një mesazhi ngushëllues, ka kërkuar që Lediani të bëhet i fortë dhe ta kalojë dramën njerëzore, që po përjeton: “Me trishtim të madh, Federata Shqiptare e Futbollit i qëndron pranë, në këtë moment jo pak të vështirë dhe tepër delikat të jetës, futbollistit te ekipit kombëtar të futbollit, Ledian Memushaj, për situatën thellësisht të rëndë shpirtërore që po përjeton dhe kalon. FSHF-ja, të afërm, miq e shumë shokë i janë pranë në këtë moment të hidhur. Lediani do të gjejë forca për të kaluar një situatë të tillë të papritur dhe thellësisht prekëse”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat