Barcelona e shiti për 400 mijë euro, sot kushton 45 milionë euro

Futboll

Barcelona e shiti për 400 mijë euro, sot kushton 45 milionë euro

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 22:04
Mauro Icardi

Mauro Icardi është një ndër lojtarët më të mirë të Interit.

Sulmuesi 23-vjeçar po tregon performanca të mira në fushë, si në aspektin teknik, ashtu edhe të udhëheqjes së ekipit në rolin e kapitenit.

Paraqitjet e argjentinasit po vlerësohen lartë, gjë që ka bërë që edhe t’i rritet vlera në treg, përkatësisht sot vlerësohet 45 milionë euro sipas ueb-faqes së specializuara “transfermarkt.de.”.

Icardi, sot po vlerësohet se ishte shitur për një shumë qesharake, atë prej 400 mijë eurove prej Barcelonës te skuadra e Sampdorias, që po vlerësohet si një dështim i katalonasve.

Icardi deri më tani përgjatë tre vjetëve në skuadrën zikaltër ka shënuar 62 gola për 144 ndeshje, ndërsa te Sampdoria ka pasur 33 paraqitje duke realizuar 11 gola.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat