Juve e ndal Interin në Derbin e Italisë

Futboll

Juve e ndal Interin në Derbin e Italisë

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 22:52
Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 45-të nga Juan Cuadrado dhe ishte thjesht fantastik.

Juventusi ka fituar ndaj Interit me rezultat 1-0 në Derbin e Italisë.

Vendasit ishin më të mirë dhe të organizuar dhe kjo ishte një fitore e merituar nga skuadra e Massimiliano Allegrit.

Takimi filloi me gjuajtjen e Paulo Dybalas në minutën e 13-të e cila përfundoi në shtyllën horizontale të Samir Handanovic.

Interi rrezikoi me anë të Roberto Gagliardini dhe Joao Marios në vazhdim, por të dy gjuajtën jashtë.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 45-të nga Juan Cuadrado dhe ishte thjesht fantastik.

Fillimi i pjesës së dytë ishte më pak raste, pasi Zonja e Vjetër u mbyll në mbrojtje duke tentuar të ruan rezultatin dhe të sulmon me anë të kundërsulmeve.

Në minutën e 78-të Gonzalo Higuain gjuajti rrezikshëm, por Handanvic u tregua i kujdesshëm.

Juve rrezikoi edhe një herë, por tani me Mario Mandzukic në minutën e 86-të, por edhe një herë porta e Interit u shpëtua mrekullisht nga portieri slloven.

Mysafirët provuan, por Zonja e Vjetër ishte e organizuar shumë mirë dhe nuk ka shumë hapësira në lojën e mbetur.

Pas kësaj fitore Juve vazhdon në vendin e parë me 54 pikë, kurse Innteri në të pestin me 42 pikë. Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është ndaj Empolit, kurse kampionët e Serie A udhëtojnë te Crotone.

Vlen të theksohet se Juve ndali serinë fantastike të Interit prej shtatë fitoreve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat