Conte: Jam pjesërisht i kënaqur me fitoren ndaj Arsenalit

Futboll

Conte: Jam pjesërisht i kënaqur me fitoren ndaj Arsenalit

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 17:13
Antonio Conte

Antonio Conte ka folur pas fitores në derbin londinez ndaj Arsenalit.

Chelsea ka fituar 3-1 ndaj Topçinjve duke vulosur kandidaturën si kryesues i listës për të fituar titullin e këtij sezoni në Ligës Premier.

Trajneri italian, Conte është i kënaqur me fitoren, por jo edhe me golin në minutën e fundit të ndeshjes.

“Unë jam i kënaqur për fitoren, por në të njëjtën kohë jam pak i zhgënjyer në lidhje me golin e pranuar. Është për të ardhur keq”, ka thënë Conte pas ndeshjes.

Ndryshe, Chelsea tani ka 59 pikë në vendin e parë dhe është 12 pikë larg ndjekësve, Tottenhamit dhe Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat