Chelsea s’ndalet, “përvetëson” derbin me Arsenalin

Futboll

Chelsea s’ndalet, “përvetëson” derbin me Arsenalin

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 15:50
Chelsea

Chelsean nuk e ndal dot askush. “Blutë e Londrës” fituan derbin londinez me Arsenalin duke qëndruar të qetë në krye të renditjes.

Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 3-1 për Chelsean që ishte superior ndaj rivalëve të Arsenalit gjatë gjithë kohës. Të besuarit e Antonio Conte-s e gjetën avantazhin që në minutën e 13 të takimit me Marcos Alonson. Arsenali rrezikoi seriozisht portën e Chelsea-t vetëm në minutat e fundit pjesës së parë me Gabriel dhe Ozil, por Courtois arriti të ruajë të paprekur portën e tij.

Pjesa e dytë filloi ashtu sikurse e para me Chelsea që gjeti sërish rrugën e rrjetës. Këtë radhë ai që ndëshkoi portierin Cech ishte Eden Hazard që i çoi shifrat në 2-0.

Por goditjen përfundimtare Chelsea e kishte ruajtur për në minutën e 85 me Fabregas. Spanjolli ndëshkoi skuadrën që e rriti si futbollist duket shënuar golin e tretë për “Blutë” pasi shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Cech. Arsenali nuk bëri gjë tjetër, veçse shkurtoi diferencën në 3-1 me golin e francezit Olivier Giroud.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat