Chiellini: Nëse një ditë largohem nga Juventus, kurrë nuk do të transferohem te ky klub

Futboll

Chiellini: Nëse një ditë largohem nga Juventus, kurrë nuk do të transferohem te ky klub

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 08:53
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini ka një klub ku nuk do të transferohej për asnjë çmim.

Giorgio Chiellini ka konfirmuar dashurinë e tij për Juventusin.

Madje, ai ka thënë se nuk do të transferohej kurrë tek rivali Inter, pas ngjarjeve në skandalin Calciopoli më 2006.

“A do të transferohesha në Inter? Është një gjë për të cilën as nuk do të duhej të flitej”, deklaroi Chiellini për mediat italiane.

“Dua të pensionohem në Juventus por të vazhdoj të jetoj në Torino dhe të bëj diçka për klubin që është jeta ime”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat