Hernanes largohet nga Juve, kjo është skuadra e tij e ardhshme

Futboll

Hernanes largohet nga Juve, kjo është skuadra e tij e ardhshme

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 20:23
Hernanes

Mesfushori brazilian është pranë largimit nga kampionët e Italisë.

Juventusi është në bisedime të avancuara me skuadrën braziliane Sao Paolo për shitjen e mesfushorit Hernanes.

Ish-futbollisti i Interit, ka luajtur shumë pak me Juven këtë sezon dhe siç njoftojnë mediat në Brazil ai është pranë kalimit te Sao Paolo.

Afati kalimtar në Brazil është i hapur deri në muajin prill dhe për këtë arsye ai mund të shkojë qysh tani.

Një tjetër shenj që Hernanes do të largohet nga Juve është lënia jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga Massimiliano Allegri për Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat