Luftë e ashpër për ekzistencë

Futboll

Luftë e ashpër për ekzistencë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 19:05
Granit Arifaj

Një numër i madh i skuadrave janë në ethe të stinorit pranveror, sepse janë në zonën e rrezikut për largim nga elita. Liria e Prizrenit është në vend të shtatë me 20 pikë, pasojnë: Drenica (19), Ferizaj (14), Drita (14), Trepça (12), Hajvalia (7), megjithatë qetësinë nuk e ka edhe Besa që është në vend të pestë dhe Gjilani një pozitë me poshtë me nga 25 pikë. Drenica nga Skenderaj është në vlugun e përgatitjeve dhe shpreson se do të ikin nga pjesa e barazhit. Megjithatë, drenicasit janë të vetëdijshëm se stinori pranveror do të jetë shumë i paparashikueshëm, kur kihet për bazë se Drita dhe Ferizaj, dy skuadrat e rrezikuara, janë përforcuar goxha shumë. Sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj, është optimist se me angazhim e lojëra të mira do të arrijnë qëllimin. “Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, punojmë sipas programit dhe synojmë të përgatitem sa më mirë, pasi do të jetë një kampionat shumë i vështirë”, tha Arifaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Drenica është...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat