Maliqi: Feronikeli ka forcë për të gjitha trofetë

Futboll

Maliqi: Feronikeli ka forcë për të gjitha trofetë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 18:40
Behar Maliqi

Kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi, tash e disa ditë vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë. Skuadra nga Drenasi shpreson të përgatitet sa më mirë dhe me synim që të mbrojë titullin e kampionit. Atmosfera super e mirë brenda klubit, kushte perfekte në Antalia, janë edhe faktorë që rrisin oreksin te futbollistët e kampionit të dyfishtë. Kryetrajneri Afrim Tovërlani punon sipas plan-programit dhe shikon edhe formën e secilit futbollist. Kapiteni i ekipit Behar Maliqi, njëherësh futbollisti më i mirë i Superligës, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se të gjitha që i nevojiten i kanë në Antalia. “Kushtet i kemi të gjitha, ushqimin e mirë, hoteli, pishinat, sauna, fushat, gjitha që i duhen një ekipit. Asgjë nuk na mungon, kushtet janë ideale për punë”, thotë Maliqi. Edhe temperaturat janë të volitshme dhe që mundësojnë përgatitjet edhe më të mira në Antalia. “Normal edhe temperaturat janë më të larta, ndërsa në Kosovë ishin shumë të ulëta, sepse është ndryshe kur punon në...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat