Mustafi me Arsenalin kundër liderit

Futboll

Mustafi me Arsenalin kundër liderit

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 18:38
Mustafi në duel em Costan

Supersfida në Premier League do të zhvillohet në mes dy skuadrave londineze, liderit Chelseat dhe Arsenalit. Përballje që zgjon kërshërinë e tifozerisë jo vetëm në Angli. Chelsea është në krye të renditjes me 56 pikë, nëntë me shumë se Arsenali që renditet në vend të tretë pas 23 jave. Dy ekipet kanë mobilizuar forcat dhe kërkojnë pikë të plota. Chelsea kërkon fitore dhe të ikë sa më larg me pikë nga përcjellësit e saj. Ndërkaq, trajneri i Arsenalit Arsene Wenger do të mundohet të dalin me pikë eventualisht edhe me fitore që do të ngushtojnë diferencën në pikë karshi liderit. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, pritet të luajë si zakonisht nga minuta e parë dhe ta ndihmojë Arsenalin në ballafaqim me të kaltrit. Mesfushori ofensivë Granit Xhaka do të mungojë për shkak të kartonit të kuq dhe është hendikep i madh për ‘Topçinjtë’. Kjo ndeshje luhet nesër në orët e mesditës (13.30) dhe është vështirë të parashikohet fituesi ani se Chelsea ka përparësinë e fushës së saj, “Stamford Bridge”.   Wenger ka folur fjalë të mëdha për mesfushorin e Chelsea, N’Golo Kante. Ai e sheh me admirim...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat