Interi synon transferimin e talentit Schick

Futboll

Interi synon transferimin e talentit Schick

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 17:57
Patrik Schick

Gjiganti italian, Inter është gati ta bëjë edhe një transferim të madh nga Sampdoria.

Pasi vite më parë transferuan njërin nga sulmuesit më të mirë në Serie A, Mauro Icardin, tani radha është për talentin çek Patrik Schick.

Sulmuesi i talentuar ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A duke shënuar shtatë gola në të gjitha garat dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Mediat italiane kanë shkruar se ‘Neroazzurrët’ janë të gatshëm ë ofrojnë rreth 15 milionë euro për transferimin e tij.

21-vjeçari vitin e kaluar iu bashkua Sampdorias nga Sparta e Pragës për katër milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat