Chelsea, 120 mln euro për 3 supergoditje

Futboll

Chelsea, 120 mln euro për 3 supergoditje

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 00:31
Chelsea, 120 mln euro për 3 supergoditje

Chelsea përgatit 120 milionë Euro për merkaton e verës. Blutë e Londrës, janë duke kaluar një moment shumë pozitiv dhe për të vazhduar në këtë rrugë ekipi ka nëvojë dhe për disa përfocime. Numri një i klubit londinez, Roman Abramovich ka vendosur ti vijë në ndihmë teknikut Antonio Conte, në mënyrë që të realizojë objektivat që ka klubi. I pari që është vënë në qëndër të vëmendjes është sulmuesi i Realit të Madridit Alvaro Morata. Spanjolli nuk po gjen dot hapsira te Los Blancos dhe kjo situtatë duket se ka nervozuar 23-vjecarin i cili po mendon të largohet. Një tjëtër emër është edhe ai i sulmuesit të krahut të Celtic Glasgow, Moussa Dembele. 21-vjecari pëlqehet shumë nga tekniku italian. Madje, gjatë Janarit Chelsea tentoni ta transferonte atë në Stamford Bridge duke bërë një ofertë të majme, por palët nuk ranë dakord. Prioritet për Blutë e Londrës është edhe qëndër mbrojtësi i skuadrës së Saomthampton, Virgil van Dijk. Holandezi shihet si një emër që mund të fali akoma dhe më shumë siguri për repartin e prapavijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat