Gjeraj: Luftë për çdo pikë

Futboll

Gjeraj: Luftë për çdo pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 19:50
Robert Gjeraj

Shumica e skuadrave pretendojnë se janë më të forta se gjatë pjesës vjeshtore të elitës së futbollit. Skuadra me renome Liria nga Prizreni vazhdon përgatitjet me përkushtim dhe disa ditë pritet të shkojnë edhe në përgatitje në Ulqin. Kapiteni i kësaj skuadre, Robert Gjeraj, tha se në asnjë mënyrë nuk janë në presion të skuadrave të tjera pavarësisht se disa janë përforcuar dukshëm. “Liria për momentin është në fazën e dytë të përgatitjeve me intensitet shumë të lartë dhe jemi duke u stërvit në stadium në fushën artificiale, e cila në këtë kohë na ka ndihmuar shumë”, tha Gjeraj për gazetën kombëtare ‘Bota sot”. Prizrenasit nuk e kanë edhe luksin, për faktin se janë në vend të shtatë me 20 pikë dhe nuk i jep qetësinë në vazhdim të kampionatit. “Mendoj se pavarësisht përforcimeve nuk ka ekip që nuk ndjen presion, sepse vet liga është asisoj që të kesh presion, mirëpo edhe ne i kemi bërë përforcimet e duhura aty ku kemi pasur nevojë”, theksoi futbollisti. Kapiteni konsideron se edhe skuadra e tij ka sjellë disa përforcime të dëshmuara dhe që e bëjnë ekipin edhe më të fortë për pjesën pranverore. “Kemi bërë përforcime të...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat