Zhuri me stadium!

Futboll

Zhuri me stadium!

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 18:13
Pamje e një fushe

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar dy memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit, me qëllim të mbështetjes financiare për projektin: “Ndërtimi i Pishinës Olimpike në Prizren”, me vlerë prej 200 mijë euro, dhe mbështetjen financiare për projektin: “Ndërtimi i Stadiumit në Zhur - Prizren”, gjithashtu në vlerë prej 200 mijë euro. Nëpërmjet këtyre memorandumeve, MKRS-ja angazhohet që të ndihmojë Prizrenin, në përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit dhe të krijohen kushte të volitshme për veprimtari sportive në këtë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat