Zyrtare: Ivanoviçi i Chelseas në Zenit

Futboll

Zyrtare: Ivanoviçi i Chelseas në Zenit

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 17:27
Branislav Ivanoviç

Ikona e Chelseas, Branislav Ivanoviç, e ka përfunduar qëndrimin e tij nëntë vjeçar në këtë ekip, duke nënshkruar një amrrëveshje me gjigandët e Rusisë Zenit Saint Petersburg.

Kontrata e Ivanoviçit në Stamford Brigge, ka përfunduar në fund të sezonit dhe atij i është ofruar një sfidë e re në Zenit, duke nënshkruar një kontratë për dy vjet e gjysmë.

AI ka bërë rreth 400 paraqitje në Stamford Bridge dhe ka fituar dy tituj të Premier Ligës e po ashtu edhe të Ligës së Kampionëve.

“Mund të them se jam shumë i lumtur të vij në një ekip të madh si Zenit dhe shpresoj se së bashku do të kemi sukses”, ka thënë ai.

“Kam shpresuar shumë se do të rikthehem në Rusi dhe të luaj këtu. Jam i motivuar dhe besoj se do të mund të luaj për shumë sezone në nivel të lartë”, ka thënë Ivanoviç me të arritur në Petersburg, shkruan Goal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat