Batatina paralajmëron një Llap evropian

Futboll

Batatina paralajmëron një Llap evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 31 janar 2017 Në ora: 19:49
Tahir Batatina

Disa skuadra vazhdojnë përgatitjet në Durrës, disa në Antalia, por të gjithë janë me një qëllim: të jenë sa më të përgatitur për pjesën pranverore të elitës së futbollit. Llapi nga Podujeva, nënkampion vjeshtor, pretendon të tregojë lojëra edhe më të mira se sa gjatë pjesës së parë të kampionatit. Llapjanët kanë 36 pikë, tri më pak se kampioni vjeshtor Trepça ’89 dhe një më shumë se Prishtina dhe 3 se Feronikeli nga Drenasi, kampion në fuqi. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, thotë se kushtet për përgatitje janë shumë të mira në kompleksin sportiv në Tiranë.

“Ne jemi duke stërvitur në Kompleksin më të bukur sportiv në Tiranë dhe po realizohet me sukses dhe përpikëri plan-programi stërvitor dhe dua të them se po ndihem i lumtur dhe shumë krenar që kam në mesin tim lojtarët më të mirë të Kosovës në skuadër, ku nuk kursejnë asgjë vetëm të përgatiten maksimalisht që të jenë sa më përgatitur për sezon. Gjëja më e rëndësishme në skuadër mbizotëron një atmosferë që vetëm në klubet evropiane mundesh ta vëresh dhe kështu më duket skuadra e Llapit. Nuk ka rëndësi shumë kush shënon por të gjithë festojnë si një klub me renome evropiane dhe tash jemi duke punuar më së shumti në pjesën taktike e duke e finalizuar me skuadrën startuse për sezonin, por dua të them se është e vështirë për mua t’i përzgjedh 11 lojtarë pasi që të gjithë po tregojnë formë të mirë dhe motiv për punë!!!”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sa jeni i kënaqur me fondin e lojtarëve dhe a mendoni se ka nevojë për përforcime? “Jo, i kam mbuluar të gjitha repartet dhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat