Liverpooli kërkon këndellje ndaj Chelseat

Futboll

Liverpooli kërkon këndellje ndaj Chelseat

Më: 31 janar 2017 Në ora: 13:42
Liverpool, Chelsea

Ndeshja kryesore e javës në Premier Ligë zhvillohet në Anfield.

E marta sjell një supersfidë në kampionatin anglez. Luhet Liverpool-Chelsea, një përballje gjigantësh të cilët kanë synime të mëdha këtë stinor.

Ndonëse diferenca në tabelë mes të ‘Kuqve’ të Jurgen Klopp dhe Chelseat kryesues është 10 pikë, megjithatë kjo pak rëndësi ka sepse nuk duhet harruar kurrsesi fakti që Liverpooli është e vetmja skuadër që ka mundur formacionin e Antonio Contes brenda në Stamford Bridge gjatë këtij sezoni.

The Reds nuk po kalojnë një moment aspak të mirë dhe vijnë pas tri disfatave rresht, ndërkohë Blutë janë më të qetë dhe kjo mund të jetë edhe arma e tyre më e fortë në ndeshjen e sotme.

Përveç këtij takimi sonte zhvillohen edhe gjashtë sfida të tjera.

20:45 Bournemouth - Crystal Palace

20:45 Arsenal - Watford

20:45 Burnley - Leicester City

20:45 Middlesbrough - West Bromwich Albion

20:45 Sunderland - Tottenham

20:45 Swansea City - Southampton

21:00 Liverpool - Chelsea

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat