Zbulimet tronditëse dhe të tmerrshme

Futboll

Zbulimet tronditëse dhe të tmerrshme

Më: 31 janar 2017 Në ora: 13:02
Ilustrim

Vazhdon studimi mbi abuzimin seksual në futbollin anglez. Zbulimet tronditëse dhe të tmerrshme kanë tronditur ekuilibrin jo vetëm në qarqet sportive të nivelit më të ulët, por edhe 5 klube prestigjioze të Premier League, me bazë në Londër: Arsenal, Chelsea, Crystal Palace, Tottenham dhe West Ham. Kjo është ajo që ka zbuluar Policia Metropolitane, e cila ka marrë 255 ankesa, të cilat kanë të bëjnë me 77 individë të lidhur me klubet e Londrës. Hetimi, gjithashtu, përfshin 66 ekipe joprofesionale, ose amatore. Sipas shefit të policisë metropolitan, Ivan Balhatchet, “agjentët specialë po hetojnë në sajë të mesazheve të marra.” Sondazhi i Londrës është vetëm një pjesë e të gjithë hetimit, që ka parë më shumë se 500 ankesa dhe 184 të dyshuar. Këto abuzime realative lidhen me botën e futbollit, ku skandale të tilla në Angli nuk mungojnë vazhdimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat