Mourinho: Schweinsteiger do të qëndrojë me ne

Futboll

Mourinho: Schweinsteiger do të qëndrojë me ne

Më: 30 janar 2017 Në ora: 14:53
Schweinsteiger

Bastian Schweinsteiger do të qëndrojë te Manchester United dhe do të jetë pjesë e skuadrës në Europa League. Është vet trajneri Jose Mourinho, ai që e konfirmoi këtë pas ndeshjes me Ëigan, për “FA Cup”, ku mesfushori gjerman shënoi golin e fundit në fitoren 4:0 të “djajve të kuq”.

“Schweinsteiger do të qëndrojë me ne. Ai do të jetë në listën e Europa League, pasi tashmë janë krijuar hapësirat pas largimit të Depay dhe Schneiderlin. Nuk kemi shumë opsione në repartin e mesfushës. Schweinsteiger ka qenë dhe është një futbollist profesionist. Duke qenë se kemi shumë ndeshje për të luajtur, ai do të jetë një opsion për ne”, deklaroi Mourinho, transmeton Tch.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat