Liverpooli dhe Chelsea në kërkim të Aubameyang

Futboll

Liverpooli dhe Chelsea në kërkim të Aubameyang

Më: 29 janar 2017 Në ora: 22:29
Pierre-Emerick Aubameyang

Liverpooli dhe Chelsea janë duke bërë garë të ashpër për yllin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Mediat angleze shkruajnë se dy gjigant anglezë janë duke e kërkuar sulmuesin e ‘milionerëve’.

Trajneri i Redsave, Jurgen Klopp, është duke bërë çmos që lojtarin nga Gaboni ta transferojë në Anfield, e që do të ishte përforcim i qëlluar për repartin e sulmit.

Ndërkohë, edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është në kërkim të një sulmuesi cilësor, pasi që nuk është e sigurt e ardhmja e Diego Costas në Londër.

Ndryshe, Aubameyang, kartoni i të cilit thuhet se kap shifrën 80 milionë euro, ka paralajmëruar se në verën që vjen do të largohet nga Dortmundi.

Përveç Liverpoolit dhe Chelseat, për Aubameyang të interesuar janë edhe Real Madridi dhe Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat