Tirana ndaj Teutës me 1001 probleme

Futboll

Tirana ndaj Teutës me 1001 probleme

Më: 28 janar 2017 Në ora: 07:36
Tirana

Një ditë përpara sfidës ndaj Teutës dhe një ditë pas trazirave të tifozëve që ndodhën në kompleksin “Skënder Halili” ku dhe nuk u lejua zhvillimi i stërvitjes së ekipit, Tirana ka kryer seancën e fundit stërvitore. Drejtuesit e klubit vendosën që kjo seancë të zhvillohej në stadiumin Selman Stërmasi me dyer të mbyllura, larg syve të tifozëve dhe larg prezencës së medias. Dukej qartë që amtosfera nuk ishte pozitive, në këtë rifillim të kampionatit që duhej të sillte optimizëm tek skuadra për të arritur objektivin sezonal.

Sikur të mos mjaftojnë problemet e shumta, ndaj Teutës trajneri Mirel Josa duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat në formacion. Kapiteni Erando Karabeci, mbrojtësit Gentian Muca dhe Dorian Kërciku nuk do të jenë të gatshëm për këtë duel. Ndaj durrsakëve pritet një ekip i ri në moshë dhe me rreshtimin 3-4-3 në fushë. Në portë Ilion Lika pritet ti japë siguri skuadrës ndërsa përpara tij do të jenë Cake, Teqja dhe Domgjoni. Në mesfushë krahët do të mbulohen nga Taku dhe Hoxhallari, ndërsa në qendër pritet të luajnë Daja dhe Deliaj. Treshja e sulmit pritet të përbëhet nga Merveille, Edeh dhe Moise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat