Inter kërkon Messin dhe Griezman

Futboll

Inter kërkon Messin dhe Griezman

Më: 27 janar 2017 Në ora: 13:41
Antoine Griezmanni dhe Lionel Messi

 Sipas Premium Sport, drejtuesit e Interit do të tentojnë që ta transferojnë Lionel Messi nga Barcelona gjatë verës.

Por, nëse dështon transferimi i argjentinasit, Interi planifikon transferimin e Antoine Griezmannit nga Atletico Madrid.

Për ta realizuar njërin nga transferimet, Interi është i gatshëm të shpenzojë 110 milionë euro.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e viti 2018. Drejtuesit e Barcelonës kanë zbuluar se tashmë kanë nisur negociatat për vazhdimin e saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat