Ranocchia drejt transferimit në Bundesliga

Futboll

Ranocchia drejt transferimit në Bundesliga

Më: 27 janar 2017 Në ora: 08:27
Është skuadra e Wolfsburg që ka shprehur interesim për transferimin e italianit.

Mbrojtësi italian i Interit, Andrea Ranocchia mund të largohet gjatë këtyre ditëve nga Serie A.

Hapësirat e pakta kanë bërë që Ranocchia të kërkoi largimin nga Interi.

Por si duket e ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin gjerman Bundesliga.

Është skuadra e Wolfsburg që ka shprehur interesim për transferimin e italianit.

Për të siguruar shërbimet e tij, Wolfsburg janë të gatshëm të ofrojnë rreth 10 milionë euro Interit.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të zyrtarizohet transferimi i Ranocchias në Bundesliga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat