Reagon Tirana pas shpërthimit të tifozëve

Futboll

Reagon Tirana pas shpërthimit të tifozëve

Më: 26 janar 2017 Në ora: 21:25
Momenti i përleshjes mes tifozëve dhe lojtarëve të Tiranës

Pas protestës që zhvilluan ditën e sotme tifozët e Tiranës duke ndërprerë stërvitjen e ekipit bardheblu, ka reaguar zyrtarisht me një reagim Klubi i Tiranës.

Drejtuesit e Tiranës në reagim e tyre mirëkuptojnë tifozët për protestën e tyre por kërkojnë që ata të ruajnë qetësinë.

"Sot tifozet bardheblu kane penguar zhvillimin e seances stervitore per skuadren ne kompleksin "Skender Halili". Protesta e tyre eshte mirekuptuar nga stafi teknik dhe futbollistet qe i kane kerkuar tifozeve te ruajne qetesine. Per te shmangur rritjen e tensionit, stervitja eshte anulluar dhe skuadra eshte larguar nga qendra stervitore. KF Tirana fton tifozet te ruajne qetesine dhe te mos demtojne ekipin qe behet gati per pjesen e dyte te sezonit. Gjithashtu klubi apelon publikisht per lirimin e tifozeve bardheblu te ndalur nga policia pas protestes se sotme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat