Gjakovarët të bindur se do të rikthehen në shoqërinë e më të mirëve

Futboll

Gjakovarët të bindur se do të rikthehen në shoqërinë e më të mirëve

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2017 Në ora: 19:54
KF Vëllaznimi

Vëllaznimi kërkon me çdo kusht rikthimin në elitën e futbollit. Skuadra gjakovare përgatitet me intensitet të shtuar me synim që ta ruajnë vendin e dytë eventualisht ta marrin kreun e renditjes. Dy skuadrat e para të Ligës së Parë të Kosovës do të ngjiten në Superligë, kurse pozita e tretë dhe e katërt do të luajnë në barazh. Skuadra e Vëllaznimit është në vend të dytë me 30 pikë, tri më pak se Flamurtari i Prishtinës, ndërsa Dukagjini nga Klina dhe Fushë-Kosova renditen në vend të tretë e të katërt me 26 sosh. Gjakovarët pa dyshim se ndihen edhe në presion nga përcjellësit e saj, sepse deri në fund janë edhe 15 ndeshje ose edhe 45 pikë të mundshme dhe stinori pranveror mund të sjellë të papritura. Mirëpo, në bazë të ekipit që kanë ‘kuqezinjtë’ janë të bindur se do të rikthehen në shoqërinë e më të mirëve, aty ku e kanë edhe vendin.  Optimist shprehet edhe kapiteni i Vëllaznimit, Albutrint Morina. Ai tha se përgatitjet po shkojnë mirë, stërviten me përkushtim, me qëllim që t’i mbushin bateritë për pjesën e dytë të kampionatit. “Përgatitjet i kemi filluar gati 10 ditë, stërvitim në fushë sintetike për shkak motit të...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat