Serbia në shok, i sosen gënjeshtrat!

Futboll

Serbia në shok, i sosen gënjeshtrat!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 janar 2017 Në ora: 18:04
Pamje nga një ndeshje e Kosovës

Serbia gjunjëzohet nga Kosova. Edhe një humbje e rëndë për Serbinë, të cilës i janë shterur gënjeshtrat dhe propagandat e saja të paskrupullta në rrafshin ndërkombëtar. Në fakt, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lausanne (CAS) e ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA. Serbia mori flakaresh të fortë, për faktin se kishte shpresuar shumë se do të ia del në këtë betejë. Edhe një herë u mposht dhe u gjunjëzua Serbia! Edhe një fitore e madhe e Kosovës, futbollit tonë dhe njëherësh Serbisë i mbyllet një herë e përgjithmonë goja me gënjeshtra primitive! Me 3 maj të vitit 2016, ishte mbajtur Kongresi i asociacionit më të lartë të futbollit evropian, UEFA, kur Federata e Futbollit e Kosovës u pranua në këtë asociacion. Pas dhjetë ditësh  pikërisht me 13 maj në Meksikë, FFK u bë anëtare me të drejta të plota në asociacionin më të lartë botëror, FIFA. Atëkohë serbët vlonin kundër Kosovës dhe u ankuan në Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lausanne, por edhe këtu morën goditjen më poshtëruese dhe mbyllet një kapitull një herë e përgjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat