“Costa është lojtar ekipor, sulmues i madh dhe shënon shumë gola”

Futboll

“Costa është lojtar ekipor, sulmues i madh dhe shënon shumë gola”

Më: 23 janar 2017 Në ora: 20:53
Pedro dhe Costa

Pedro ka zgjedhur fjalët më të mira për bashkëlojtarin e tij te Chelsea, Diego Costa, duke e cilësuar si sulmues të mirë, por edhe lojtar ekipor.

Sulmuesi spanjoll ka qenë cak i shumë thashethemeve për një largim të tij të mundshëm nga Chelsea, pas një zënke me Antonio Conten dhe pjesëtarët e stafit.

Megjithatë, Costa dhe klubi londinez kanë vendosur t’i lënë keqkuptimet anash dhe të vazhdojnë bashkëpunimin, pasi po sjell fryte.

Edhe bashkëkombësi i tij, partner në sulmin e skuadrës, Pedro, është në anën e tij, pasi e cilëson si një sulmues të mirë, që vrapon shumë dhe shënon gola për skuadrën.

“Costa është sulmues shumë i mirë, vrapues i mirë, i fortë fizikisht dhe shënon shumë gola për skuadrën. Ai është perfekt për këtë ekip”, ka thënë Pedro për mediat angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat