Rashica ‘çmend’ Holandën

Futboll

Rashica ‘çmend’ Holandën

Më: 23 janar 2017 Në ora: 17:04
Rashica në veprim

Futbollisti i talentuar nga Kosova, Milot Rashica, gjithnjë dëshmohet e më i mirë në kampionatin holandez. Javën që e lamë me ekipin e tij Vitesse u kthyen me një pikë të madhe (1:1) në ballafaqim me Groningen.  Portali holandez, “AD” ka përzgjedhur reprezentuesin e Kosovës në mesin e futbollistëve më të mirë të kësaj jave në Erdevis. Në 11-shin e javës janë: Lamprou (Willem II), Arias (PSV), Andersen (Twente), De Wijs (Excelsior), Floranus (Sparta), Ehizibue (Zvolle), Rashica (Vitesse), Schone (Ajax), Breinburg (NEC), Antonia (G.A. Eagles) dhe  Ghoochannejhad (Heerenveen). Rashica me lojërat e tij shumë të mirë, çmend tifozët holandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat