Gullit befason për Juventusin!

Futboll

Gullit befason për Juventusin!

Më: 23 janar 2017 Në ora: 12:44
Rajkard, Van Basten e Gullit

Këto ditë, holandezi i njohur ndodhet në Itali për të prezantuar librin e tij, me titull “Non guardare la palla”, teksa ka gjetur kohë për t’u intervistuar nga mikrofonat e “Che tempo che fa” në Rai 3, dhe, gjithashtu, nga “Sky Sport”. Milani është ekipi i tij i preferuar: “Ia detyroj shumë karrierën time Milanos, sepse aty kam mësuar disiplinën. Pastaj, më detyruan të shkoj te Sampdoria, një tjetër skuadër, me cilën jam shumë i lidhur, për shkak se mjekët e kuqezinjve nuk kishin absolutisht asnjë besim te gjunjët e mi.Nuk është e vërtetë se u thyen, gjunjët e mi ishin në rregull, por isha i frustruar, sepse ajo nuk kishte të bëjë me të luajturin. Nuk kam pasur marrëdhënie idilike me Arrigo Sacchi. Ishte e vështirë për të komunikuar me të. Ai nuk fliste anglisht, ndërsa unë nuk flisja italisht. Ne komunikuar me gjeste. Gjithmonë bërtiste, humbte zërin e tij, ishte diçka e padurueshme. Sidoqoftë, Milani ishte një destinacion që e zgjodha me krenari, edhe pse nuk mungonte interesi i Juventusit. Te Milani, drejtuesit e klubit janë përpjekur gjithmonë për t’i vënë lojtarët në kushtet më të mira, për të shprehur veten. Kjo është një meritë e madhe e klubit kuqezi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat