Costa heshtë kritikët, Chelsea forcon kreun

Futboll

Costa heshtë kritikët, Chelsea forcon kreun

Më: 22 janar 2017 Në ora: 19:29
Diego Costa

Chelsea ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.

‘Blutë’ e Londrës kanë mposhtur 2:0 Hull Cityn në ‘Stamford Bridge’, në kuadër të xhiros së 22-të.

Diego Costa në fund të pjesës së parë, dhe Gary Cahill në fund të pjesës së dytë, shënuan për Chelsean.

Pas kësaj fitore, Chelsea prinë në Premierligë me 55 pikë, tetë më shumë se ndjekësit e parë të Arsenalit.

Xhiron e ardhshme Chelsean e pret punë e vështirë, ku udhëton në ‘Anfield Road’ për t’u përballur me Liverpoolin.


 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat