Batshuayi largohet nga Chelsea, e kërkon PSG

Futboll

Batshuayi largohet nga Chelsea, e kërkon PSG

Më: 20 janar 2017 Në ora: 09:17
Michy Batshuay

Sulmuesi belg, Michy Batshuay u transferua te Chelsea me shumë bujë.

Pasi shkëlqeu në Ligue 1, Chelsea pagoi afër 40 milionë euro për transferimin e Batshuayit nga Olympique Marseille.

Mirëpo sulmuesi i talentuar nuk arriti të përshtatet me futbollin anglez dhe kështu ka qenë vetëm rezervë e Diego Costas në Chelsea.

Ai ka paralajmëruar largimin, ndërsa shumë skuadra janë vënë pas tij.

Së fundmi edhe kampionët e Francës, Paris Saint Germain janë duke kërkuar lojtarin.

Mediat franceze kanë shkruar se PSG është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e Batshuayit në ‘Parc De Princes’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat