Ferizaj përforcohet me një lojtar cilësor nga Maqedonia

Futboll

Ferizaj përforcohet me një lojtar cilësor nga Maqedonia

Nga: K. Goca Më: 19 janar 2017 Në ora: 12:38
Lavdrim Skënderi

Ferizaj nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcimet në afatin kalimtar të janarit. Ata janë përforcuar me sulmuesin e dëshmuar të skuadrës shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, Lavdrim Skënderi. “Skuadra jonë ka arritur marrëveshje me super sulmuesin shqiptarë nga Maqedonia, Lavdrim Skënderi, i cili së fundi ishte pjesë e Renovës nga Tetova. Lavdrimi është një sulmues i cili luan në dy krahët dhe është një lojtar mjaft cilësor. Klubi jonë shpreson që Skënderi do t'i arrijë të përmbush objektivat tona... Gjithashtu ju njoftojmë që pas një takimi të mbajtur në mes kryesisë së klubit dhe futbollistit Jasir Selmani nuk është gjetur gjuhë e përbashkët dhe kemi vendosur që të ndërpresim kontratën. Ne e falënderojmë Selmanin për paraqitjet e ti sa ishte pjesë e klubit tonë”, bën të ditur KF Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat