Gjobitet nga Chelsea

Futboll

Gjobitet nga Chelsea

Më: 18 janar 2017 Në ora: 17:25
Diego Costa

Diego Costa është gjobitur me 200,000 euro nga Chelsea përpara se të lejohej të stërvitet me ekipin e parë. Costa ishte detyruar të stërvitej i vetëm në qendrën stërvitore të klubit pasi u la jashtë ekipit kundër Leicester pas një zënke me trajnerin Antonio Conte. Më pas u detyrua të stërvitej i vetëm ditën e hënë teksa shokët e ekipit po shijonin një ditë pushimi. Golashënuesi i 14 golave këtë sezon më në fund është lejuar të stërvitet me ekipin e parë të martën pasi ka sqaruar mosmarrëveshjet me trajnerin dhe Julio Tous. Ishte zënka me Tous që provokoi gjithçka, derisa u përjashtua nga Conte, madje duke i bërtitur “shko në Kinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat