Inter, Ausilio mbyll merkaton e zikaltërve

Futboll

Inter, Ausilio mbyll merkaton e zikaltërve

Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:44
Ausilio

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio, mbyll merkaton zikaltër. Sipas tij Interi tani ka grupin e lojtarëve që synonte të kishte dhe bilanci do të bëhet në fund, e rëndësishme është se në klub duken të kënaqur me goditjen Gagliardini, operacion që kushtoi në total 28 milionë Euro, ndërkohë që do të qëndrojnë të gjithë lojtarët e mëdhenj, përfshirë Banegan, Kondogbia e Gabigol. Të vetmit që mund të largohen janë lojtarët e rinj të mbërritur nga akademia si dhe Ranochia.

“Për sa i përket merkatos në hyrje nuk ka më asgjë, për atë në dalje duhet të vlerësojmë të rinjtë. Ka lojtëraë të rëndësishëm që mund të hyjnë edhe gjatë ndeshjes, pasi prapa fitoreve të Interit janë edhe lojtarët që vijnë nga stoli, sic ndodhi në ndeshjen e fundit me Palacio dhe Eder”.

Pjesë e rëndësishme e Interit janë padyshim dhe Banega e Kondogbia, dy fjalë në vecanti për francezin që u konsiderua deri para pak kohësh një dështim, por që ka rritur ndjeshëm kuotat e tij.

“E dinim që Banega e Kondogbia kishin nevojë për besim, vecanërisht Kondogbia që tani po tregon se sa vlen, por ne dicka e dinim që në fillim. Do të qëndrojë dhe Gabigol, të gjithë janë lojtarë të rëndësishëm dhe ne besojmë se me ta kemi grupin e duhur”.

Konsideratat e fundit janë për Ranochian që së fundmi ka refuzuar ofertat e Hull City dhe West Ham, ndërkohë që po ndiqet me interes në merkato nga Bologna.

“Ka disa mundësi, jashtë Italisë Ranochian e vlerësojnë shumë, ne do të flasim me të për të kuptuar nëse dëshiron të gjejë më shumë hapësira apo kërkon të luajë shanset e tij te Interi. Në këtë rast do të ishim të lumtur ta mbanim në skuadëër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat