Chelsea mendon të bëj mega-ofertë për Mullerin

Futboll

Chelsea mendon të bëj mega-ofertë për Mullerin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 00:27
Thomas Muller

Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Diego Costas në rast largimi këtë afat kalimtar.

Sipas Daily Express, Blutë nga Londra po mendojnë të nisin një ‘bastisje’ për sulmuesin e Bayern Munichut, Thomas Muller, duke ofruar 75 milionë funte për shërbimet e tij në afatin kalimtar dimëror, në rast largimi të Diego Costas.

Kjo pasi, pasiguria vazhdon të jetë e madhe për të ardhmen e golashënuesit më i mirë të skuadrës, i cili ndihet i dëshpëruar, dhe thuhet se ka marrë një ofertë të majme të parave nga Kina.

Kështu, nëse sulmuesi spanjoll pranon të transferohet në Azi, atëherë Chelseat do t’i duhet të lëvizë shpejt për të sjellë në skuadrësn e Antonio Contes, një sulmues i cili do t’i mbulonte cilësitë e Costas.

Fituesi i Kupës së Botës, Muller, është njeriu që ata kanë vendosur shikimin mbi të, me 27-vjeçarin që është duke luftuar për formën e tij më të mirë nën drejtimin e Carlo Ancelotti këtë sezon, pasi në ndeshjen e fundit të vitit 2016 u la edhe në bankën rezervë kundër RB Leipzig.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat