Manchester Utd-Liverpool, pa fitues

Futboll

Manchester Utd-Liverpool, pa fitues

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2017 Në ora: 18:55
Ilustrim nga ndeshja e sotme

Ndeshja kryesore në Premier League në mes Manchester Utd dhe Liverpool-it përfundoi pa fitues (1:1). Një ndeshje për infarkt në mes dy gjigantëve, dy rivalëve të vjetër, që gjithsesi kënaqi tifozët  e pranishëm në Old Trafford, u ndanë në paqe. Zlatan Ibrahimoviç është shpëtues i Manchester Utd, pasi që deri në minutën e 84-të ishin në epërsi mysafirët.  Në minutën e 27-të, Pogba shkaktoi penallti, i cili luajti me dorë. Ndërkaq, James Milner ka qenë preciz nga goditja e penalltisë, duke e kaluar në epërsi ‘Redsat'. Në minutën e 84-të, një veprim i shpejt e i rrjedhshëm i ‘Djajve të Kuq’, Fellaini me kokë godet shtyllën, rikthehet topi, ndërsa Zlatan Ibrahimoviç nga afërsia me kokë shënoi dhe barazoi rezultatin 1:1. Manchester Utd pas gjashtë fitoreve rresht ndalet nga Liverpooli. Manchester Utd lëshoi mundësinë të shënoi edhe fitoren e shtatë radhazi, skuadër e cila mban vendin e gjashtë me 40 pikë, 12 më pak se lideri Chelsea dhe Liverpooli është në vend të dytë me 45 pikë sa ka edhe Tottenham një vend më lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat