Rashica shënon, e mposhti Celinën në Holandë

Futboll

Rashica shënon, e mposhti Celinën në Holandë

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2017 Në ora: 16:27
Milot Rashica

Futbollisti i talentuar nga Vushtrria, Milot Rashica, bëri lojë shumë të mirë me ekipin e tij, Vitesse dhe i dhanë leksion Twente-s, duke e mposhtur me rezultat 3:1. Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Rashica e nisi me këmbë të mbarë vitin 2016, duke realizuar gol dhe arkëtuan tri pikë me ekipin e tij. Bersant Celina, reprezentues i Kosovës u paraqit titullar deri në minutën e 60-të për Twente-n, por nuk arritën të nxjerrin rezultat pozitiv. Golat për Vitessen i shënuan: Baker (13’), van Wolfswinkel (39’) e Rashica (47’) dhe për mysafirët realizoi: Klich (77’ nga penalltia). Rashica luajti plot 85 minuta, u dëshmua shumë i mirë. Vitesse renditet në vend të shtatë me 26 pikë, dy më shumë se Twente një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat