Shqiptarët e Arsenalit me nota të mira!

Futboll

Shqiptarët e Arsenalit me nota të mira!

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2017 Në ora: 13:35
Pamje nga ndeshja Swansea-Arsenal

Mbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori ofensivë, Granit Xhaka, treguan klasin e tyre me Arsenalin, duke triumfuar në udhëtim me rezultat 4:0 ndaj ekipit uellsian, Swansea,. Mustafi dhe Xhaka u paraqitën titullarë, i pari u vlerësua me notën 7, i dyti me 6.5 nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’.  Futbollisti i ‘Topçinjve’ Alexis Sanchez realizoi golin e fundit dhe u vlerësua me notën më të mirë, 8. Golat i shënuan: Giroud (37’), Cork (54’-autogol), Naukghton (67’) e Sanchez (73’). Arsenali aktualisht është në vend të tretë me 44 pikë, tetë me pak se lideri Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat