Interi “permbys” Chievon me Icardi-Perisic-Eder

Futboll

Interi “permbys” Chievon me Icardi-Perisic-Eder

Më: 15 janar 2017 Në ora: 08:19
Inter, festa

Fitore mes drithërimash e Interit në San Siro ndaj Chievos në javën e 20-të të Serisë A. 21 minuata para përfundimit të kohës së rregullt zikaltrit ishin gjendeshin në disavantazh të një goli, por fillimisht Icardi e më pas Perisic e Eder përmbysën shifrat me skuadrën e Piolit që regjistroi fitoren e 5-të radhazi në kampionat.

Takimi nisi me dominimin e ziklatërve, por në minutën e 34-rt pas një këndoreje të ezkekutuar nga Birsa, Pellisier i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe shënon me kokë.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat ndërsa gjatë fraksionit të dytë Interi e rrit ndjeshëm presionin në zonën e Chievos, derisa në minutën e 69-të Icardi fluturoinë zonë pas krosimit të Candrevës, duke barazuar rezultatin.

Zikaltrit morën frymë lirisht në të 86-ën, kur Perisic pasi depërtoi në zonë, e detyroi Sorrentinon ta nxirrte për herë të dytë topin nga rrjeta.

Në kohën shtesë Eder vulosi shifrat në 3-1 për një fitore të vuajtur por të merituar të skuadrës milaneze.

Fitore mjaft e rëndësishme e Bolognës ndaj Crotones për t’iu larguar zonës së ftohtë. Goli i Blreim Dzemailit në minutën e 51-të i dha pikët maskimale ekipit të Roberto Donadonit, që i largohet edhe më shumë zonës së ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat