Interi përmbys Chievon

Futboll

Interi përmbys Chievon

Më: 14 janar 2017 Në ora: 22:58
Inter

Interi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në xhiron e 20’të në Serie A, duke triumfuar 3:1 ndaj Chievos

Interi ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2017. Pas fitores 2:1 ndaj Udineses, djelmoshat e Stefano Piolit kanë regjistruar një tjetër fitore me të njëjtin rezultat.

Interi e mposhti me shumë vështirësi Chievon ku golin e përmbysjes për 2:1 e shënoi kroati Ivan Perisic në minutën e 86’të, para se Eder të shënojë për 3:1 në fund të ndeshjes. Golin tjetër për Interin e shënoi Icardi, derisa për mysafirët realizoi Sergio Pellissier.

Pas kësaj fitore, Interi ka shkuar në kuotën e 36 pikëve, aq sa ka edhe Milani, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat